TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Qershor 2026, 21:19

Lexoi kërkesën për dorëheqjen e tij, Rama i ndërsen SPAK-un dhe Antiterrorin Dritan Goxhajt!

Shkruar nga Elton Qyno
Lexoi kërkesën për dorëheqjen e tij, Rama i ndërsen
Dritan Goxhaj duke lexuar kërkesat e protestuesve

Mësohet se ditën e sotme Goxhaj është thirrur në Policinë e Shtetit, ku është marrë në pyetje nga oficerë të njësisë së Antiterrorit

Zyra e antiterrorit pranë Policisë së Shtetit ka vendosur të bëjë një lëvizje surprizë ndaj Dritan Goxhajt, i cili prej 3 ditësh është futur brenda një cikloni sulmesh nga kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij.

Mësohet se ditën e sotme Goxhaj është thirrur në Policinë e Shtetit, ku është marrë në pyetje nga oficerë të njësisë së antiterrorit, për një deklaratë publike të dhënë prej tij në emisionin “Quo Vadis” në televizionin “Vizion Plus”.

Deklarata publike për rotacion përmes “plumbit” është bërë nga Dritan Goxhaj më shumë se 5 muaj më parë. Por tashmë oficerët e antiterrorit, të shtyrë edhe nga presioni politik i momentit, e kanë parë të arsyeshme ta thërrasin dhe ta marrin në pyetje.

Pas marrjes në pyetje, Dritan Goxhaj është lënë sërish i lirë. Deri në këtë fazë nuk dihet se për çfarë vepre penale e ka nisur hetimin zyra e antiterrorit, por kjo është një sektor i Policisë së Shtetit që bashkëpunon ngushtë me Shërbimin Informativ Shtetëror dhe Prokurorinë e Posaçme SPAK.

Nëse do të ketë një dosje penale kundër Goxhajt, ajo në ditët në vijim mund të regjistrohet në SPAK./ Syri.net

dritan goxhaj spak edi rama

4 Komente

  1. s
    studio

    ANA E ERRET e kasaj akuze....eshte se mund te mendojme dhe po tentojne ta bejne HERO....qe neser ta komandojne per hesapet e tyre ....si nje person i stisur HERO per ti sherbyer me pas.....pikerisht se ai po thot gjera normale me vlere qe i pelqejne te gjitheve...dhe i vlejne te gjitheve....pikerisht ARMIKU RAMA e baltos dhe njerzit shohin te kunderten e asaj qe thot RAMA....AI DUKET SE ESHTE ARMIKU i RAMES....fiks si TEATRI RAMA BERISHA...QE DUKEN ARMIQ...por bashke ndajne gjene e vjedhur....keshtu dhe GOXHAJ....tani eshte e rendesishme te duket ARMIKU i RAMES por neser ti sherbeje sic i ka sherbyer BERISHA VETES dhe RAMES....qofsha i gabuar por gjerat nen rogoz dobicerisht dhe mafiozerish levizin ne kte menyre....ku gati 99% e njerzve nuk i besojne...megjithate keshtu ndodh ne realitet....qofsha i gabuar

    1. O
      Olives

      Mendim shumë i zgjuar ????

      1. M
        Mali

        Turp per SPAK-un nese ende shkon me mendet e kryrministrit. Spaku te shohe te beje detyren qe i takon, e mos temarre hyqem nga askush, aq me teper nga te korruptuarit

        Lini një Përgjigje