“Mashtruesi i Librazhdit” siç e thërrasin Andri Çotën, prej dy vitesh vazhdon të jetë administrator pa mandat i ekipit e klubit sportiv “Sopoti”, i cili jo vetëm e ka falimentuar, por ka vjedhur dhe pagat e futbollistëve, madje në çdo 3 muaj paguan vetëm nga 1 pagë për 5 lojtarë me short me “letër me vrimë”, ndërsa për vete merr nga 2 paga 810 mijë e 1.1 milionë lekë në Bashki
Para 10 ditësh, Kryetari i ri i Bashkisë Librazhd, Mariglen Disha, ka shkarkuar nga detyra Zv/kryetarin Andri Çota, mbështetur në prova penale për shpërdorim detyre me lejet ndërtimit, licencat, fondin social 6%, fondin e bursave shkollore, taksat e pronat dhe për abuzime të mëdha financiare, si Administrator i Klub-Futboll “Sopoti”.
Një nga provat është fakti, që Andri Çota, duke e trajtuar si pronë private ekipin “Sopoti” dhe fondet që jep Bashkia; prej 8 vitesh në këtë detyrë, nuk ka arkëtuar asnjë qindarkë nga të ardhurat, madje ka zhvatur dhe lekët nga biletat për të parë ndeshjet, që është 1000 lekë të vjetra.
Prej 5 sezonesh futbollistike, administratori Andri Çota, megjithëse ka marrë plotësisht e rregullisht fondet nga Bashkia dhe të ardhurat nga biletat e aktivitete të tjera me kontrata qeraje, ka abuzuar me pagat e 17 futbollistëve të ekipit “Sopoti”.

Aventura e tij me pagat e futbollistëve, ka arritur deri në atë karagjozllëk e ndyrësi, sa më 30 maj 2023, paçka se kishte marrë 25 milionë lekë fonde, bëri short me letër me vrimë për të dhënë pagën e 1 muaji vetëm për 5 futbollistë, ku fitues të shortit ishin Mateus Levendi, Ardian Kaloshi, Denis Mici, Antonio Ranxha dhe ndihmës-trajneri Shkëlqim Hajdari.
Në 8 vite administrator i Klub-Futboll “Sopoti”, Andri Çota ka marrë 810 milionë lekë nga Bashkia e Librazhdit, por lojtarët janë lënë pa paga e janë joshur vetëm me dieta lëmoshë kur kanë bërë ndeshje, ndërsa në bashki ka hartuar raporte sikur ka bërë shpenzime operative, por pa i detajuar me zëra, ndërkohë që futbollistët nuk kanë as... bluza e brekë.
Edhe 10 milionë lekët për shpenzime të muajit korrik-gusht 2023, dhe 5 milionë lekët për pagat e muajit qershor 2023 që ka akorduar Kryetari i ri Bashkisë Librazhd, Mariglen Disha, mashtruesi dhe hajduti Andri Çota i ka zhdukur me letra false, madje thuhet se i ka investuar te vila e tij e re.
Bëmat e këtij mostre, do pasqyrohen në një raport auditimi prej bashkisë, i cili duhet të çohet patjetër në SPAK, mbasi ka dhe abuzime të tjera deri falsifikime vendimesh gjatë detyrës si Sekretar i Këshillit Bashkiak të Librazhdit.
Para zgjedhjeve të 14 majit, me fuqinë si Zv/kryetar Bashkie, Sekretar i Këshillit Bashkiak dhe sekser i ish krye bashkiakut Kastriot Gurra, mashtruesi e hajduti Andri Çota, ka ndërtuar vilë pa leje me 3 kate brenda oborrit të shkollës në mesme në Librazhd, për të cilën ka tentuar të nxjerrë leje ndërtimi false.
Por mashtrimet dhe falsifikimet e Andri Çotës, janë rekord dhe me diplomat false, që ka përdorur për t’u emëruar drejtor në Hipotekën e Librazhdit më 17 shkurt 2014, me urdhër të ish ministrit Edmond Haxhiansto, ngaqë iu bashkua LSI dhe bleu vota për të.

Atëherë, në moshën 28 vjeçare e vetëm me shkollë te mesme, Andri Çota paraqiti një diplomë false të marrë në universitetin privat “Polis”, por pas zbulimit deklaroi se është student në Universitetin Politeknik të Tiranës, deri sa u detyrua të largohej nga frika ndjekjes penale.
Ndërsa më 11 korrik 2017, dy vite pas emërimit drejtues në Bashkinë Librazhd dhe administrator i Klub-Futboll “Sopoti”, Andri Çota hapi një profil fals në Facebook me emrin “Universiteti Polis”, sikur ky universitetet publikonte se studenti Andri Çota në “Msc Menaxhim Mjedisor-Urban”, ka përgatitur temën e diplomës: “Skenarët alternativë të menaxhimit të mbetjeve të ngurta urbane në Bashkinë Librazhd”.
Por në dosjen e punësimit në Bashkinë e Librazhdit, ai ka dorëzuar diplomë të marrë në një nga universitet e Maqedonisë, sikur është diplomuar për “Organizim, Drejtim e Menaxhim administrativ në qeverisje”.
E sikur të mos mjaftonin këto zullume, “Mashtruesi i Librazhdit” siç e thërrasin Ardi Çotën, prej 2 vitesh është administrator pa mandat i ekipit e klubit sportiv “Sopoti”, i emëruar qysh më 25 nëntor 2015, kur sipas statutit mandati është vetëm 2 herë nga 3 vite. Kaq për sot. /Pamfleti
Lini një Përgjigje