TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Nëntor 2025, 12:21

Ligji për Barazinë Gjinore, Akil Pano: Turp i ekstremit të majtë në Shqipëri, shkatërron vlerat e moralit

Shkruar nga Pamfleti

Ligji për Barazinë Gjinore, Akil Pano: Turp i ekstremit të

Pastori Akil Pano ka qenë i pranishëm në tubimin e zhvilluar në sheshin “Skënderbej” kundër ligjit Për Barazinë Gjinore. Ai e ka cilësuar miratimin e ligjit mbi gjininë e shumëfishtë, si një akt të ekstremit globalist dhe liberalist të majtë.

Gjatë fjalës së tij, pastori tha se asnjë qeveri nuk meriton legjitimitet nëse vepron kundër vullnetit të popullit.

Sipas Akil Panos, ky ligj instalon një formë totalitarizmi në vend, duke shkatërruar vlerat e moralit, nderit dhe besimit të shqiptarëve dhe duke futur qytetarët në ‘botën e re të njeriut me shumë gjini’.

“77 kartonat e gjinisë së shumëfishtë, gjithëpërfshirëse, të ndërthurur në gjithë diversitetin e tyre miratuan ligjin e turpit. Ky është ligji i ekstremeve globaliste, liberaliste të ekstremit të majtë. Në Shqipëri, unë deklaroj që është instaluar totalitarizmi. Kryeministri dhe mazhoranca e sektit të rilindjes ju mirëpret në botën e re të njeriut me shumë gjini. Por pa nderin, pa besën, pa moralin, pa besimin dhe lirinë e të parëve tanë.

Sekti i Rilindjes ju mirëpret në botën e re të marksizmit kulturor me ligje të reja, me gjuhë të ndryshuar, me pasaporta X dhe tualete neutrale.

Mirë se erdhët në botën e re të sektit të rilindjes ku djemve u thuhet se janë zdromsa, ndërsa burrave u thuhet se janë çyrykë. Ky është turp”, u shpreh Pano.

 

Lini një Përgjigje