TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Nëntor 2025, 07:38

Gazetarja zbulon raportet e burgut për Gilmado Danin: Cilësohej i parrezikshëm

Shkruar nga Pamfleti
Gazetarja zbulon raportet e burgut për Gilmado Danin: Cilësohej i
Gilmando Dani

Gazetarja Lindita Çela, zbuloi se viktima e atentatit në Rinas, Gilmando Dani, në raportet e burgut ishte “i rehabilituar dhe i parrezikshëm”.

“Të gjitha raportet e Drejtorisë së Burgjeve e përshkruanin viktimën si njeri totalisht të rehabilituar dhe të parrezikshëm. Dhe unë e besoj totalisht. Nuk kam pikën e ndryshimit te kjo pikë. Unë po ngre dyshimet e mia për faktin se si është emëruar një person në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore ku agjencia vetë thotë që ka rregulla të caktuara, ka filtra shumë të caktuara, dokumenta të cilat duhet t'i përmbushë.

Kam tre ditë që ngre pikëpyetje dhe akoma s'kam marrë përgjigje në lidhje me këtë. Pastaj themi sa përmasa ka marrë krimi i organizuar. SPAK vetë deklaronte që ka në hetim një numër të konsiderueshëm policësh, nga raportimet apo edhe nga nga komunikimet në Skype, ku ka edhe prokurorë”, tha gazetarja për "A2 Cnn". 

gilmando dani

Lini një Përgjigje