
Ndërtimet pa leje në zonën e Thethit nuk duhet të shembeshin në mesin e sezonit turistik, kështu u shpreh analisti Lorenc Vangjeli.
Sipas tij, ndërtimet nuk mbinë brenda natës, ç’ka tregoi se sistemi nuk ka funksionuar.
“Kur është një përqafim ariu të thyen eshtrat, kështu u ndodhi dhe atyre me Ramën. A mbinë ndërtimet në Theth brenda natës, do të duhet të ndaloheshin. Sistemi nuk ka funksionuar.
Ka patur 40 kallëzime policie. Unë besoj nuk ishte koha e përshtatshme në mes të sezonit, i premtoi një vit më parë, kur është përqafim ariu të thyen eshtrat”, tha Vangjeli në Log, në News24.
Lini një Përgjigje