TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Nëntor 2025, 10:01

Lufta e pështirë për Kushtetuesen, Shoqata e Gjyqtarëve krah Asim Vokshit: 'Top Channel' po kryen sulme personale

Shkruar nga Pamfleti
Lufta e pështirë për Kushtetuesen, Shoqata e Gjyqtarëve krah
Llagami-Vokshi

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Shqipërisë ka reaguar publikisht në mbrojtje të gjyqtarit Asim Vokshi, pas një vale akuzash që qarkulluan në media, ku Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe Gjykata e Lartë u kritikuan se kishin shpërfillur informacione që e lidhin Vokshin me agjenci inteligjente.

Në deklaratën zyrtare, Shoqata i cilëson këto publikime si “sulme personale” dhe “denigrime” që cenojnë drejtpërdrejt dinjitetin dhe reputacionin e magjistratit.

Këto publikime kanë tejkaluar kufijtë e kritikës së lejueshme dhe janë shndërruar në denigrime që cënojnë drejtpërdrejt dinjitetin, reputacionin dhe integritetin institucional të magjistratit,” thuhet në reagim. Shoqata thekson se mediat duhet të ushtrojnë rolin e tyre në mënyrë etike dhe të përgjegjshme, pa u kthyer në “instrument për presion publik apo nxitje përbuzjeje ndaj magjistratëve”, thuhet në deklratë.

Vetë Asim Vokshi ka mohuar çdo akuzë përmes një statusi në rrjetet sociale, ndërsa Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka deklaruar se përpara se të vlerësonte kandidaturën e tij për Gjykatën Kushtetuese, janë kryer të gjitha verifikimet e nevojshme dhe informacioni është shpërndarë tek të gjithë anëtarët e Gjykatës së Lartë.

Sulmet ndaj Vokshit po bëhen nga Top Channel, media kombëtare e cila mbështet Nureda Llagamin, e cila nuk u emërua dot nga Gjykata e Lartë si anëtare e Kushtetueses. Por duket se lufta e saja ka shkuar në një tjetër nivel, duke përdorur një televizion kombëtar për të shkuar te denigrime personale.

Reagimi i plotë:

Në mbrojtje të integritetit dhe dinjitetit të magjistratit

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje dhe shqetësim të thellë deklarimet dhe publikimet e fundit në media vizive, të shkruara dhe elektronike, që kanë pasur në fokus kandidimin e magjistratit z.Asim Vokshi në pozicionin e gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese.

Këto publikime kanë marrë formën e sulmeve personale, të cilat kanë tejkaluar kufijtë e kritikës së lejueshme dhe janë shndërruar në denigrime që cënojnë drejtpërdrejt dinjitetin, reputacionin dhe integritetin institucional të magjistratit.

Shoqata vlerëson rolin themelor që ushtron media në një shoqëri demokratike, si garantuese e transparencës dhe përgjegjshmërisë publike. Liria e shprehjes dhe shpërndarjes së informacionit, të parashikuara në nenin 10 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) dhe nenet 22 e 23 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, përbëjnë baza të pandashme të shtetit të së drejtës. Megjithatë, ushtrimi i këtyre lirive duhet të bëhet në mënyrë të përgjegjshme, etike dhe në respekt të së vërtetës, në mënyrë që media të mos shndërrohet në mjet presioni apo në instrument për cënimin dhe denigrimin e figurës së magjistratëve.

Shoqata thekson se liria e medias nuk mund të përdoret për të justifikuar presione publike, nxitje, përbuzjeje apo cenim të dinjitetit njerëzor dhe institucional të magjistratit, sidomos në procese të tilla kandidimi me rëndësi dhe ndikim të madh në publik.

Denigrimet personale dhe përpjekjet mediatike për delegjitimim të proceseve të kandidimit të magjistratëve bien ndesh me standardet profesionale të gazetarisë, parimet e etikës publike dhe detyrimin për respektimin e dinjitetit njerëzor që burojnë nga Kushtetuta, ligji dhe instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Kalimi i këtyre kufijve përbën abuzim me të drejtat e garantuara dhe cënon besimin e publikut në sistemin e drejtësisë, për të cilin magjistratët me punën e tyre të përditshme luftojnë ta fitojnë.

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë u bën thirrje të gjithë përfaqësuesve të medias televizive, të shkruar dhe elektronike që, në ushtrimin e profesionit të tyre, të udhëhiqen nga parimet e mirëbesimit, etika profesionale dhe deontologjia gazetareske. Ritheksojme se respektimi i dinjitetit të magjistratëve është kusht themelor për ushtrimin e pavarur të pushtetit gjyqësor dhe për ruajtjen dhe forcimin e besimit të publikut në drejtësi.

Ky qëndrim publik nuk duhet interpretuar si tentativë për krijimin e mureve komunikimi apo kufizim të bashkëpunimit me median. Përkundrazi, Shoqata rithekson gatishmërinë për dialog dhe bashkëpunim ndërinstitucional, në funksion të një komunikimi të ndershëm dhe profesional që reflekton rolin dhe përgjegjësinë e gjyqësorit në mbrojtje të shtetit të së drejtës dhe të parimeve të demokracisë.

3 Komente

  1. T
    Tarrasi

    Gop Channel eshte media gjobaxhie nr 1 ne Shqiperi!

    1. D
      Donald

      Te jesh apo te mos jesh, te cenosh sigurine kombetare apo mos ta cenosh kete e vendos autoriteti Dekretues. Po nqs autoriteti dekretues kryen verifikimet per llogari te tij dhe del qe qe eshte cenuar siguria kombetare , KED DUHET TE SHKOJE NE BURG. atdheu mbi te gjithe jo gjyqtari mbi te gjithe. Deklarate e turpshme

      1. M
        Moni

        Hahahah, sindikata "Fronti antifashist naconal clirimtar" ju ben thirrje medias se duhet te gjejme nje menyre bashkepunimi qe mos ti biemnnjeri tjetrit, Fronti ju paguan ju heshtni kur te vije fjala per ne????????????????????. Kush eshte kryetar fronti?

        Lini një Përgjigje