TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Nëntor 2025, 13:47

Lumi Bistricë përmbyt banesa e magazina, delet evakuohen me gomone

Shkruar nga Pamfleti

Lumi Bistricë përmbyt banesa e magazina, delet evakuohen me gomone

Pamje dramatike vijnë nga fshati Metoq në bashkinë Sarandë, si pasojë e reshjeve të shumta të shiut.

Lumi Bistricë ka vërshuar edhe në zonën e Palit, pranë urës së Metoqit, duke përmbytur magazina bujqësore dhe disa banesa.

Dëmet materiale vlerësohen si shumë të mëdha. Sikurse duket nga pamjet e kapura disa banesa janë përmbytur, ndërsa në rrezik janë bagëtitë.

Ndërkohë forcat e ushtrisë po përpiqen t’i shpëtojnë duke evakuar delet me gomone.

Lini një Përgjigje