TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Shtator 2025, 20:51

Mark Crawford: McGonigal ka ardhur në Shqipëri pa lejen e FBI, ka takuar shumë persona

Shkruar nga Pamfleti

Mark Crawford: McGonigal ka ardhur në Shqipëri pa lejen e FBI, ka

Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, Mark Crawford, aktualisht President i institutit ‘Republikanët Jashtë SHBA’, ka folur në SYRI TV, në lidhje me dosjen dhe të dhënat e reja për ish-drejtuesin e zyrës së kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal.

Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferkon, Crawford ka deklaruar se, McGonigal ka ardhur në Shqipëri pa lejen e FBI dhe këtu ka takuar edhe disa oligarkë, ku thuhet se u ka marrë dhe para, duke i kërcënuar për viza apo të tjera gjëra.

Është interesante sepse bashkohen disa elementë, jo vetëm kinezët, apo burimet natyrore në Afrikë, por dhe rusët dhe naftën që i takon luftës në Ukrainë dhe sanksionet atje.

McGonigal ka ardhur në Shqipëri pa leje dhe ka përdorur materiale të FBI-së.

Thonë që ai ka takuar disa oligarkë dhe ka marrë edhe para nga ata, duke i kërcënuar ata qoftë për viza, apo diçka tjetër.

Ka disa elementë që vetëm po të jetë njëri është shumë serioz dhe këtu nuk ka vetëm një, por të paktën tre.

Këtu përfshihet dhe Hunter Biden, i cili është djali i Joe Biden, ish-presidenti dhe vëllai i Biden, që janë përfshirë me këtë firmë kineze, CEFC.

Këta persona përmendeshin në kompjuterin e Hunter Biden kur është arrestuar dhe kinezi ka telefonuar i pari, takimet me vëllain e ish-presidentit Biden.

Ka disa elementë shumë interesant jo vetëm për Shqipërinë, por dhe për Kinën, Rusinë, luftën në Ukrainë, burimet natyrore dhe ish-presidentin Biden. Pra ka shumë elementë”, është shprehur Mark Crawford.

Lini një Përgjigje