TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Qershor 2026, 20:03

“Marrim telefonata intimiduese”, protestuesja bën denoncimin e fortë para Kryeministrisë!

Shkruar nga Pamfleti
“Marrim telefonata intimiduese”, protestuesja bën denoncimin e
Protestuesja bën denoncimin e fortë

Një protestuese ka bërë një denoncim publik gjatë protestës së 16-të që po zhvillohet para Kryeministrisë, ku tha se qytetarët që marrin pjesë në tubime po përballen me telefonata intimiduese dhe presione për të mos dalë në protestë.

Nga podiumi i vendosur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ajo deklaroi se pavarësisht këtyre përpjekjeve, protestuesit nuk do të tërhiqen dhe do të vijojnë qëndresën e tyre.

“Nuk do të ndalemi nga telefonatat intimiduese që marrim çdo ditë, frika ka vdekur prej kohësh, ne nuk do të dorëzohemi. Poshtë patronazhistët”, deklaroi ajo para protestuesve.

Deklarata e saj u prit me duartrokitje dhe thirrje mbështetëse nga të pranishmit, ndërsa protesta vijoi me mesazhe kundër qeverisë dhe kërkesa për ndryshim politik.

Protesta e sotme shënon ditën e 16-të të mobilizimit qytetar në Tiranë. Gjatë tubimeve të fundit, pjesëmarrës të ndryshëm kanë artikuluar akuza për presione dhe intimidime, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për vijimin e protestave dhe ruajtjen e karakterit paqësor të tyre.

protestuesja tubim

1 Komente

  1. T
    Tony

    Te kete kujdes populli nga kercenimet e te ruaje gjakftohtesine se, maskarenjte ne fuqi ate duan, te irritojne popullin deri ne piken, 'merrjani e rrembeni ato arme atij qeni' e te behet kasaphane si ne 1997en. Beni kujdes asnje irritim e dhune.

    Lini një Përgjigje