TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Shtator 2025, 17:43

Masakra në Shkodër, Artan Hoxha tregon si po fuqizohen strukturat kriminale: Kanë më shumë buxhet se Ministria e Brendshme!

Shkruar nga Pamfleti
Masakra në Shkodër, Artan Hoxha tregon si po fuqizohen strukturat
Artan Hoxha

Gazetari tha se krimi i organizuar po merr në dorë strukturat shoqërore.

Gazetari Artan Hoxha, duke komentuar mbi atentatin që tronditi mëngjesin e djeshëm Shkodrën, deklaroi se “shteti e ka dhënë Shkodrën me koncesion.

Sipas tij, grupet kriminale në Shkodër veprojnë prej viteve ’90 dhe disponojnë fonde më të mëdha se vetë Ministria e Brendshme.

Gazetari tha se krimi i organizuar po merr në dorë strukturat shoqërore.

Sot kemi organizata të mirëfillta. Ata kanë operuar që në vitet e para të viteve 1990. Kemi të bëjmë me struktura kriminale që kanë buxhet më të madh dhe se Ministria e Brendshme. Mbi të gjitha kemi struktura që marrin në dorë strukturën shoqërore të një ngjarjeje. Ashtu siç është trajtuar Shkodra, një pjesë janë larguar ose në Tiranë ose jashtë vendit. Në këtë ngjarje kemi diçka të veçantë sepse autori u kap shumë shpejt.

Kjo ishte ngjarja e radhës e përplasjes mes grupeve. Ende konfliktet në Shkodër nuk janë zgjidhur. Jemi vonë për të luftuar krimin në Shkodër, sepse ata kanë lidhje me pushtetin. Sa herë dëgjojmë histori me fajde, këta japin para me fajde, sepse këta ua japin personave që nuk iu marrin vetëm para, por edhe biznese e prona. Shteti e ka dhënë Shkodrën me koncesion. Shumë ngjarje në Shkodër nuk kanë autorë. Bardhok Pllana u vra dhe nuk ka autor, Mir Koçiu u vra dhe nuk ka persona të prangosur. Në Shkodër është një litar i trashë krimi.

Ia kam thënë kryeministrit në sy, se Shkodra sot nuk ka problem krimin e rrugës, por krimin e organizuar. Atje po ndodh që ka viktima e të plagosur që janë krejt të pafajshëm. Duhet një operator kombëtar që të zbardhë ngjarjet në Shkodër. Nëse lejon që kriminelë të emërojnë deputetë, ministra etj. tregon se ata kanë lidhje me pushtetin, derisa marrin dhe fonde publike, sepse kanë marrëveshje me pushtetin. Shkodra ngjan me Palermon e viteve 80’. Strukturat tona kanë dështuar.”-u shpreh Hoxha në News 24.

artan hoxha atentati ne shkoder krimi

Lini një Përgjigje