
Lefter Maliqi dhe avokati Arben Llangozi kanë kërkuar në Gjykatën Administrative të Tiranës, dërgimin në KQZ të çështjes së Kryetarit të Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari. Sipas tyre, vendimi i KAS tregon qartë se një kryetar bashkie i dënuar me vendim të formës së prerë duhet të shkarkohet menjëherë.
Sipas Lefter Maliqit, Kreshnik Hajdari shtyn mandatin nëpër gjykata e institucione me mbrojtje të politikës dhe drejtësisë së kapur.
Lefter Maliqi rikujtoi dënimin e Ervin Salianjit për një deklarim të rremë, ndërsa sipas tij Kreshnik Hajdari vijon të jetë në detyrë pavarësisht se ka 11 kallëzime në SPAK.
Gjykata Administrative e Tiranës e regjistroi çështjen e Kreshnik Hajdarit në janar 2024 dhe sot u zhvillua seanca e parë. Sipas Maliqit, kjo nuk është thjesht zvarritje procesi, por një shkelje flagrante e parimit të gjykimit brenda një afati të arsyeshëm.
Lini një Përgjigje