TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Shtator 2025, 16:56

Ndotja akustike në nivel shqetësues, kush është zona më e zhurmshme e kryeqytetit

Shkruar nga Pamfleti

Ndotja akustike në nivel shqetësues, kush është zona më

Lapraka është zona më e zhurmshme e kryeqytetit. Jo vetëm ditën, por edhe natën, banorët e kësaj zone janë të ekspozuar ndaj niveleve të larta të zhurmës. Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, në këtë zonë ditën kemi tejkalim të normës me 27 %, ndërsa natën me 9.3 %.

Sipas AKM, nivelet e monitoruara ditën në stacionin “Laprakë” janë në vlerën 69.8 dB, nga 55 që është norma e lejuar e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Por në monitorim kanë qenë edhe zona të tjera të kryeqytetit. Pas Laprakës, e dyta si zona më e zhurmshme është Stacioni i Trenit, i ndjekur nga kryqëzimi i Vasil Shantos.

Në të 15 pikat e monitoruara ka tejkalim të normës së zhurmave, ku burim kryesor kanë trafikun e automjeteve, sirenat dhe boritë. E vetmja zonë me tejkalimin më të ulët të normës së lejuar për zhurmat është “Shkolla e Bashkuar”.

Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj zhurmave shkakton probleme me dëgjimin, inflamacion të trurit, mungesë përqendrimi, probleme me gjumin, agresivitet. Po ashtu, nivelet e larta të zhurmës mund të rezultojnë në efekte kardiovaskulare dhe ekspozimi ndaj niveleve të larta gjatë një periudhe të vetme tetëorëshe shkakton një rritje në presionin e gjakut./TV Klan

Lini një Përgjigje