
Një protestë është zhvilluar mbrëmjen e sotme nga qytetarët e Tiranës, para Ministrisë së Brendshme, lidhur me ngjarjen me 4 viktima që tronditi Shkodrën pak ditë më parë.
Protestuesit mbanin në duar pankarta të ndryshme, ku mes të tjerash dallohej edhe thënia e famshme e kryeministrit Edi Rama “Hëngshin kokat e veta”.

Gjithashtu, protestuesit mbanin në duar edhe hartën e Shqipërisë, të lyer me gjak, për të treguar që “vendin e ka mbuluar krimi”.
Qytetarët kërkuan rritjen e masave të sigurisë dhe përgjegjshmërisë nga autoritetet për krimet që kanë ndodhur në vend.

Lini një Përgjigje