Aktualitet18 Prill 2023, 10:30

Mbajti peng dhe dhunoi 28-vjeçaren, gjykata pritet të japë vendimin për Gleard Gushollin

Shkruar nga Pamfleti

Mbajti peng dhe dhunoi 28-vjeçaren, gjykata pritet të japë

Gjykata e Tiranës pritet që ditën e sotme të japë masën e sigurisë për 31-vjeçarin Gleard Gusholli, i cili akuzohet se dhunoi dhe mbajti peng për disa ditë me radhë të dashurën e tij 28-vjeçare.

Mësohet se masa e sigurisë për të riun do të zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa Prokuroria e Tiranës do i kërkojë gjykatës që Gleard Gusholli të vazhdojë të hetohet në masën e arrestit në burg.

Ndërkohë për katër bashkëpunëtorët, Bledi dhe Erlin Kateshi si dhe Besmir Nurcellëri e Arjan Sheta që u arrestuan për mos kallëzim krimi dhe përkrahje te autorit, prokuroria do të kërkojë që hetimet të vazhdojnë në gjendje të lirë.

Ndryshe nga ajo që ka referuar policia e Tiranës, prokuroria ka rikualifikikuar veprën penale në ngarkim të Gushollit dhe e akuzon këtë të fundit për plagosje, dhunë në familje nëpërmjet kanosjes e kërcënimit për vrasje si dhe heqje të pa ligjshme të lirisë. 28-vjeçarja ka lënë ambintet e spitalit dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

dhune 28-vjecaren gjykata gleard gusholli