
Asambleja e Përgjithshme e Prokurorëve zgjodhi sot një nga 3 anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Mësohet se anëtari i parë i zgjedhur, është Moisi Duda, i cili mori 122 vota ndaj rivales Aferdita Ndoi me 106 vota. Ndërsa, raportohet se 6 vota ishin të pavlefshme.
Procesi i numërimit vijon për zgjedhjen e dy anëtareve të tjerë.
Kujtojmë se mandati u ka përfunduar Bujar Sheshit nga Apeli, Esmeralda Keshi, shkalla e Parë, Eloida Goxhi, shkalla e parë.
Kandidatët për shkallën e parë janë:Edina Kurti, Durrës; Edlira Bako, Elbasan; Elsa Miha, Tiranë; Olger Minaj, Korçë; Vatë Staka, Shkodër.
Kush është Moisi Duda?
Moisi Duda është diplomuar si Jurist, pranë Universitetit të Tiranës, Fakultetit të Drejtësisë. Karriera e tij si prokuror ka nisur në muajin Gusht të vitit 1990, si hetues prane Hetuesisë së rrethit Lushnje, më pas si prokuror në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Kuçovë, (1994-1998); Prokuror në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Berat, (1998); Prokuror në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Gramsh, (1989-1999);Prokuror në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Durrës, (2000) si dhe Prokuror pranë Prokurorisë së Apelit Durrës (2000-2021).
Duda ka dhënë gjithashtu edhe leksione mbi lëndë si; Drejta Publike, E Drejta Kushtetuese, Histori e Institucioneve, Njohuri Ekonomike, Gjuhë e Huaj (Anglisht), E Drejta Civile, E Drejta Penale, Kodi i Familjes, Kriminalogji, E Drejta Tregtare etj, si dhe ka marrë trajnime të ndryshme mbi temë “Luftën kundër krimit të organizuar”, zhvilluar në Itali dhe kurse të ndryshme të organizuara nga Shkolla e Magjistraturës në Tiranë. Prej muajt Shkurt të vitit 2021, ushtron detyrën e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Lini një Përgjigje