Kronike15 Prill 2024, 12:14

Mbyllet “Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dhe Behar Bajri nën akuzë, veçohet hetimi për Ervis Martinajn

Shkruar nga Pamfleti

Mbyllet “Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dhe Behar Bajri nën

SPAK mbylli hetimet ndaj anëtarëve të dosjes “Metamorfoza” të identifikuar nga bisedat në aplikacionin SKY teksa porosisin apo dështojnë për të eliminuar kundërshtarët. Akuzat u janë komunikuar Behar Bajrit dhe Pëllumb Gjokës.

Gjithashtu janë komunikuar akuzat për ish-shefin e operacionales, Oltion Bistri, si dhe për ish-zyrtarin e policisë Ardit Hasanbegaj.

Për Bistrin akuza a ndryshuar nga “shpërdorim detyre” në “korrupsion”, ndërsa Hasanbegaj dyshohet se ndihmoi Bajrat gjatë planeve të tyre për të vrarë Ibrahim Licin dhe Dorjan Dulin.

Për personat që mbas operacionit Metamorfoza vijojnë të jenë ende në kërkim, SPAK ka veçuar hetimin.

Ndërkohë për ish-prokurorin e Shkodrës, Xhevahir Lita, SPAK hoqi akuzën e grupit kriminal. Ish-zyrtari i drejtësisë do të përballet me gjykatën për akuzën e korrupsionit dhe nxjerrjes së sekretit hetimor.

Hetimet e Metamorfozës kulmuan mbas përcjelljes së letërporosisë nga autoritetet franceze, prej nga ku rezultoi në dhjetëra biseda se si Bajri komunikonte me Ervis Martinin për vrasjen e Gjon Boriçit në interes të Martinit. Nga ana tjetër bisedat tregojnë se ky i fundit garantonte se do të eliminonte Kleanth Musabelliun për interes të Pëllumb Gjokës. Bisedat dhe provat e mbledhura nga hetimi tregojnë se Astmer Bilali me bashkëpunëtorët e tjerë tentuan dhe siguruan kushte për të vrarë Dorjan Dulin, Ibrahim Licin dhe Genc Tafilin, atentate që dështuan. /Top Channel

metamorfoza pellumb gjoka behar bajri ervis martinaj