TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Qershor 2026, 21:29

Mbyllet tubimi para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin rrugëve të Tiranës

Shkruar nga Pamfleti

Mbyllet tubimi para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin

Në marshim nuk mungojnë thirrjet "Revolucion", "Rama ik", "Dorëheqje", "Rama në burg, Berisha në burg"...

Pas më shumë se dy orësh tubim para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. Me flamuj kombëtarë dhe pankarta në duar, protestuesit po ecin në mënyrë paqësore nëpër Tiranë, ndërsa brohorasin vazhdimisht "Ju erdhi fundi”.

Në marshim nuk mungojnë thirrjet "Revolucion", "Rama ik", "Dorëheqje", "Rama në burg, Berisha në burg" dhe slogane të tjera që janë kthyer në simbol të protestave të ditëve të fundit.

Vlen të theksohet se në 20 ditë protesta, qytetarët kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa nuk kursyen kritikat as ndaj opozitës së drejtuar nga Sali Berisha.

Ndërsa marshimi vijon në rrugët e Tiranës, protestuesit kanë bërë të qartë se mobilizimi nuk do të ndalet me protestën e sotme. Mesazhi që po përcillet nga turma është se qytetarët do të rikthehen sërish nesër në shesh, duke synuar një pjesëmarrje  më të madhe në ditën e 21-të të protestës.

Lini një Përgjigje