
Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi ka rrëfyer se është kërcënuar nga një shqiptar që jetonte në Londër.
I ftuar në emisionin “Top Story”, Murrizi u shpreh se i kishte dërguar një plumb në rrjete sociale si formë kërcënimi.
Më tej ai shtoi se e kishte ndjekur vetë rastin si dhe e kishte identifikuar personin. Ai theksoi se personi doli të ishte një person që lante makina në Londër.
“Një që lante makina në Londër më kishte dërguar një plumb, me emrin Xhixho, me shumë qetësi u mora vetë me të, debil që bëjnë si të fortë. E gjeta dhe tani ishte në fushatë”, tha Murrizi.
Lini një Përgjigje