TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Shtator 2023, 22:36

“Më erdhi në shtëpi dhe e vrava”, John Alite zbulon atentatin mafioz

Shkruar nga Pamfleti

“Më erdhi në shtëpi dhe e vrava”, John Alite zbulon

John Alite, ish-mafiozi i njohur shqiptar ka folur për jetën e tij. Në 'Glamour Zone', Alite ka folur me detaje për krimet e tij, duke nisur që nga vrasja e parë, e deri te tortura me shkop bejsbolli.

John Alite, ka punuar për vite me radhë për familjen mafioze Gambino dhe ka qenë i besuari i mafiozit famëkeq John Gotti.

Pas shkëputjes së marrëdhënieve me Gambinot, Alite u shpreh se jeta e tij ka qenë disa herë në rrezik, madje janë bërë disa atentate kundër tij.

-Je bërë armik me një nga familjet më të rrezikshme mafioze, a kanë tentuar ndonjëherë ata të të vrasin?

Po, më kanë bërë atentat disa herë. Kanë ardhur njerëz në shtëpinë time të cilët kanë tentuar të më vrasin, por unë arrita t`i vras i pari. Kam vepruar si çdo shqiptar, nëse do t`i shkosh në shtëpi për ta vrarë, duhet të mbroj veten. Ishin ata që erdhën në shtëpinë time.

-A nuk ke frikë për jetën e fëmijëve të tu? Ndoshta Gambinot hakmerren atje ku të dhemb më shumë.

Unë i kam paralajmëruar ata dhe i kam thënë: 'Nëse fëmijëve të mi u ndodh diçka e vogël, bëni mirë të fshihni fëmijët tuaj, sepse do vihem pas tyre.'

Lini një Përgjigje