TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Shtator 2023, 22:27

“Janë kthyer në biznesmenë”, Muçi: Edhe këtu trafikantët janë si në Dubai

Shkruar nga Pamfleti

“Janë kthyer në biznesmenë”, Muçi: Edhe

Teksa ka komentuar mundësinë e arritjes së një marrëveshje ekstradimi me Emiratet Arabe, ish-prokurori Besnik Muçi, theksoi se në vendin tonë nuk i njohim procedurat gjyqësore.

I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, ai nënvizoi se nuk është çudi që trafikantët në Dubai sillen si biznesmenë, pasi e njëjta gjë ndodh dhe në vendin tonë.

Ne nuk i njohim procedurat gjyqësore. Nuk kemi të bëjmë me një sistem demokratik që ka sistem gjyqësor demokratik. Nuk është çudi që trafikantët sillen si biznesmenë atje se edhe trafikantët e drogës biznesmenë janë në Shqipëri. Na duket ekzotike se çfarë bëjnë në Dubai, por të njëjtat gjëra bëjnë dhe këtu dhe mund të kenë më shumë imunitet”, tha ai.

 

muci dubai

Lini një Përgjigje