TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Shtator 2025, 18:17

Me flamuj dhe pankarta, mbahet në Tiranë protesta kundër luftës në Rripin e Gazës

Shkruar nga Pamfleti

Me flamuj dhe pankarta, mbahet në Tiranë protesta kundër

Pasditen e sotme në Sheshin Skënderbej në Tiranë po zhvillohet një protestë pro Gazës.

Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Palestinës dhe pankarta kundër luftës në Rripin e Gazës.

Në tubim janë mbledhur me dhjetëra protestues, duke shprehur solidaritet me popullin e Gazës, i cili po kalon një moment të vështirë.

Ndërsa po ashtu janë bërë thirrje kundër vrasjeve të njerëzve të pafajshëm, ku ka pasur edhe fjalime nga pjesëmarrësit.

Kujtojmë që në të gjithë Europën janë duke u mbajtur protesta masive pro Gazës dhe kanë dënuar aktet ushtarake të Izraelit.

Lini një Përgjigje