TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Shtator 2025, 13:40

"Prokurorët po e mbajnë peng", analisti: Nuk jam dakord me vendimin e Ramës për të shkarkuar Veliajn!

Shkruar nga Pamfleti

"Prokurorët po e mbajnë peng", analisti: Nuk jam dakord me

Analisti Ilir Yzeiri është shprehur se procesi politik për të shkarkuar Erion Veliajn si kryetar të Bashkisë së Tiranës është vendim i gabuar.

I ftuar në emisionin “Sot Live në Shqipëri”, Yzeiri bën kritika edhe ndaj prokurorëve të SPAK, për të cilët tha se po e mbajnë “peng” Veliajn nën masën arrest në burg.

Sipas analistit, Erion Veliaj nuk mund të mënjanohet nga Partia Socialiste.

"Po mbahet ne burg si peng i një grupi prokurorësh që e kanë marrë peng reformën në drejtësi. Rama kishte rastin të na tregonte se reforma në drejtësi ka defekte dhe në programin qeverisës duhet të angazhohej për të rregulluar ato defekte. Pushteti që i kanë dhënë prokurorëve të SPAK është i tepruar dhe përdoret për hakmarrje të vogla.

Kryeministri merr një vendim të gabuar politikisht, merr një vendim të nxituar. Tirana ka nevojë për drejtësi. Ata që mendojnë se mund të shmangin Erion Veliaj nga partia e kanë gabim, nuk i është kundërvënë asnjëherë lidershipit të Partisë Socialiste. Ai lë të kuptojë se do ndjekë hapat ligjore, në moment që do vendosë t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese ky vendim atëherë bëhet nul. Nuk jam dakord me vendimin e tij për t’i kërkuar këshillit bashkiak për të shkarkuar Veliajn”, tha Yzeiri.

Lini një Përgjigje