
Teksa jemi në ethet e zgjedhjeve paralamentare një moment i veçantë është shënuar në një qendër votimi në qytetin e Elbasanit.
Një vajzë e veshur me fustan të bardhë ka shkuar të votojë në ditën e saj më të të rëndësishme. Ky moment ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve që kanë qenë në këtë qendër votimi.
Prej orës 07:00, qytetarët shqiptarë në gjithë vendin po votojnë për të zgjedhur Kuvendin e ri. Procesi po vijon normalisht dhe votimi do të zgjasë deri në orën 19:00. Pas kësaj ore, do të mundet të votojnë vetëm ata që janë në radhë pranë qendrës së votimit.
Deri në orën 11:00, KQZ raporton se pjesëmarrja në votim ishte 17,35%. Kanë raportuar 3173 nga 5225 qendra votimi në total. Krahasuar me vitin 2021, pjesëmarrja deri në orën 11:00 ka qenë 20.81%.
Të drejtën e votës të dielën e kanë 3,713,761 shtetas shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit.
Lini një Përgjigje