
Një tjetër konflikt ka ndodhur pranë qendrës së votimit në Pogradec.
Një tjetër konflikt ka ndodhur pranë qendrës së votimit në shkollën “Muhamer dhe Esat Minarolli” në qytetin e Pogradecit.
Mësohet se në ambientet e jashtme të kësaj qendre është shënuar një përplasje fizike, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe personat e përfshirë. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë.
Ndërkohë, paraditen e sotme një incident u regjistrua në po të njëjtën qendrër votimi, pranë shkollës “Esat Minarolli”.
Sherri ndodhi te qendra 3901, ku simpatizanti i Partisë Demokratike, Luan Tollozhina ka goditur me grushta një komisioner në Qendrën e Votimit, Entin Gega, i cili përket Partisë Socialiste. Raportohet se rasti nuk ka pasur të bëjë me zgjedhjet elektorale, por Tollozhina ka pretenduar se Entin Gega i ka ngacmuar të bijën.
"Rreth orës 10:20, shtetasi E. G., që është komisioner në qendrën e votimit nr.3901/00 Pogradec, ka njoftuar tek salla operative, se brenda ambienteve të qendrës së votimit është goditur nga shtetasi L. T.,
Menjëherë është shkuar në afërsi të qendrës së votimit, dhe është bërë shoqërimi i shtetasit L. T., për në ambientet Komisariatit.
Në Komisariat është paraqitur dhe shtetasi E. G., për të bërë kallëzim.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje