
Teksa ka përfunduar numërimi i votave të zgjedhjeve lokale të 14 majit dhe numërimi për votat e këshillit bashkiakë është drejt fundit, dalin në pah edhe më qartë shifrat për t’u krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021.
Në zgjedhjet e 14 majit, në total kandidatët e Partisë Socialiste në të gjithë vendin morën 765 mijë vota, gati 46 mijë vota më pak nga sa viti 2021.
Ndërkohë kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe kandidatët e Partisë Demokratike zyrtare morën së bashku më 14 maj, 522 mijë vota. Në vitin 2021, dy partitë opozitare, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, morën së bashku 730 mijë vota.
Kjo tregon se dyshja Meta-Berisha ka humbur 207 mijë vota në të gjithë territorin e vendit në krahasim me votat që pati marrë në zgjedhjet e kaluara.
Grupi i majtë kishte 810 mijë vota në vitin 2021, ndërsa në 2023 ka 765 mijë vota. Koalicioni i djathtë kishte 729 mijë në 2021, ndërsa në këto zgjedhje ka marrë 522 mijë vota.
Pra thënë më shkurt, krahasuar me Lulzim Bashën, dyshja Meta-Berisha kanë marrë 200 mijë vota më pak. Basha korri fitore historike, por demokratët u ngritën dhe i kërkuan dorëheqjen. Të njëjtën gjë bëri dhe Berisha. Madje në media ka thënë se ja kërkoi dhe në vitin 2017. Por absurdi ështw se përballë këtij rezultati, si Metës ashtu dhe Berishës, as u nxihet dhe as u skuqet faqja, por justifikohen se zgjedhjet u vodhën.
Rezultati i 14 majit
1-Lëvizja Bashke ka marrë 13842 vota
2-Lëvizja e Re 489 vota
3-Fronti i Majte 2809 vota
4-MEGA 2272 vota
5-Nisma Thurje 177 vota
6-Kandidatet e pavarur 1561 vota
7-PDIU 2106
8-Partia për Evropianizimin dhe Integrimin 2178
9-PD 36852
10- Koalicioni “Bashkë Fitojmë” 501402 vota
11- PS 786566 vota
Votat e vitit 2021
Partia Socialdemokrate PSD- 35475 vota
Partia Balli Kombetar PBK- 1946 vota
Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare PLDSH- 4705 vota
Partia Bindja Demokratike BD- 8239 vota
Aleanca Bashkimi Popullor Emigracioni - Ora e Shpresës dhe Konservatorët ABEOK- 1376 vota
Lëvizja Socialiste për Integrim LSI- 107538 vota
Partia Nisma Thurje NTH- 10217 vota
Partia Levizja e Re LRE- 3767 vota
Partia Demokratike "Aleanca për Ndryshim" PD-AN 622187 vota
Partia Aleanca Demokracia e ReADR- 3232 vota
Partia Lëvizja Për Ndryshim LN- 7054 vota
Lini një Përgjigje