Aktualitet18 Prill 2024, 07:19

“Meta paralajmëroi arrestimin e tij”, gazetari: Nuk e tremb drejtësinë, orët e fundit të kreut të PL

Shkruar nga Pamfleti

“Meta paralajmëroi arrestimin e tij”, gazetari: Nuk e tremb

Gazetari Ardit Rada thotë se Ilir Meta, në konferencën që zhvilloi të mërkurën, paralajmëroi arrestimin e tij.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Rada u shpreh se Meta nuk e tremb drejtësinë.

Gazetari shtoi se fjalori i përdorur nga Meta, është i paprecedentë.

“Ilir Meta sot na ka paralajmëruar arrestimin e tij. Meta ka një informacion brenda organit të akuzës, që rrezikon përballjen me drejtësinë dhe përfundimin prapa hekurave. Retorika e tij është e paprecedentë. Fjalorin e tij nuk e ka përdorur as Sali Berisha. Kjo tregon që laku është shtrënguar shumë dhe janë orët e fundit të kreut të Partisë së Lirisë. Kjo konferencë ngjante më shumë me një lënie amanetesh. Ne e dimë që prokurorët e SPAK janë nga njerëzit më të besuar të amerikanëve, kanë garanci të plotë nga SHBA. Unë kam besim se nuk e tremb drejtësinë e re”, theksoi ai.

meta arrestim gazetar