Është shtyrë seanca e parë e padisë për shpifje mes Adriatik Lapajt dhe Agron Shehajt. Shkak bëhet mungesa e Agron Shehajt i cili sipas gjykatës nuk ishte njoftuar. Vetë Lapaj ishte i pranishëm.
Adriatik Lapaj paditi për shpifje në SPAK Agron Shehajn pas akuzave se ka marrë 45 mijë euro nga një kompani e Çopjave.
Kreu i partisë “Shqipëria Bëhet” dorëzoi të hënën e 1 prillit në SPAK një padi për shpifje ndaj kreut të partisë “Mundësia” Agron Shehaj.
Në një deklaratë për mediat, Lapaj tha se ky veprim vjen pas deklaratave publike të bëra nga Shehaj, të cilat sipas tij, janë të pavërteta dhe denigruese ndaj figurës së tij profesionale dhe publike.
Agron Shehaj e akuzoi Adriatik Lapajn se kishte marrë 45 milionë lekë nga nje kompanie e sekuestruar nga SPAK pasi përdorej për të pastruar paratë e një grupi kriminal.
Lini një Përgjigje