TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Korrik 2026, 07:32

Mot i nxehtë në të gjithë vendin, temperaturat shkojnë deri në 39°C

Shkruar nga Pamfleti
Mot i nxehtë në të gjithë vendin, temperaturat shkojnë
Moti

Shqipëria do të mbetet edhe gjatë kësaj të mërkure, nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në pjesën më të madhe të vendit do të dominojë moti i kthjellët.

Gjatë orëve të ditës pritet zhvillim i vranësirave të pakta deri mesatare në zonat malore të veriut dhe verilindjes, ku mund të ketë reshje të izoluara shiu në formën e pikave.

Temperaturat do të vijojnë të jenë të larta në të gjithë territorin. Vlerat maksimale do të arrijnë në 39°C në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Berat dhe Gjirokastër. Në Elbasan dhe Sarandë termometri pritet të shënojë deri në 38°C, ndërsa në Fier dhe Vlorë maksimumet do të jenë 37°C. Temperaturat më të ulëta maksimale parashikohen në Korçë dhe Bulqizë, ku nuk do të kalojnë 34°C.

Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor në perëndim, me një shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në bregdetin jugor ajo do të forcohet herë pas here, duke arritur deri në 14 m/s.

Sa i përket kushteve në det, valëzimi do të jetë i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë.

Lini një Përgjigje