Aktualitet25 Shkurt 2024, 07:17

Mot me shi dhe borë, si do jenë temperaturat dhe çfarë na pret sot

Shkruar nga Pamfleti

Mot me shi dhe borë, si do jenë temperaturat dhe çfarë na
 
Ditën e Diel reshjet do të ulin intensitetin, por do të vijojnë të jenë të herëpashershme në një pjesë të madhe të territorit në formën e shtrëngatave të karakterit lokal prej orëve të para të mëngjesit. Në veriperëndim reshjet parashikohen me intensitet deri mesatar në formën e rrebesheve të shpejta.

Reshjet e dëborës në Alpe parashikohen në formën e stuhive të dëborës ndërsa në majat e maleve në verilindje e juglindje të vendit do të jenë me intensitet të ulët.

Vlen të theksohet si intensive e relativisht problematike elementi i erës me drejtim nga kuadrati i jugut 2-9m/s, ndërsa në bregdet arrin shpejtësi deri 17m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 2-5 ballë.