TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Janar 2025, 12:14

Moti i keq në veri, era e fortë përmbys kamionçinën në urën e Milotit

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq në veri, era e fortë përmbys kamionçinën

Moti i keq ka shkaktuar problematika serioze kryesisht në veri të vendit.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm era e fortë ka përmbysur një kamionçinë në urën e Milotit. Burime bëjnë me dije se për fat të mirë nuk pati të lënduar, ndërsa për disa minuta u bllokua qarkullimi.

Pas ndërhyrjes së policisë qarkullimi vijoi sërish normalisht. Më herët policia rrugore e Lezhës u bëri thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të transportit të mallrave, veçanërisht ato me tenda të tregojnë kujdesin maksimal.

Lini një Përgjigje