Aktualitet 3 Nëntor 2023, 10:19

Moti i keq, nga nesër ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla në gjirin e Vlorës 

Shkruar nga Pamfleti

 Moti i keq, nga nesër ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla në
 
Për shkak të motit të keq, mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës janë ndaluar të lundrojnë nesër (4 nëntor 2023) duke filluar nga ora 09:00. Ndërsa për tragetet dhe anijet e mallrave nuk do të ketë bllokim.

Sipas njoftimit, drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese, janë njoftuar për situatën e përkeqësuar dhe për merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve dhe tragetet do të jenë gjithashtu në lundrim.

Ndërsa, përmirësimi i situatës pritet pas orës 20:00 datë 4 nëntor 2023.

moti i keq