
Lagjja “Besëlidhja” në Lezhë është përmbytur sërish gjatë natës, pasi reshjet e dendura kanë përfshirë zonën.
Niveli i ujit ka arritur deri në 40 centimetra, duke bllokuar hyrjet e pallateve dhe duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve. Përmbytje janë raportuar edhe në disa segmente të aksit Lezhë–Shëngjin.
Ndërkohë, në pjesën më të madhe të territorit të qarkut raportohet edhe mungesë e energjisë elektrike për shkak të motit të keq. Ekipet përkatëse po punojnë për normalizimin e situatës.
Kjo është hera e dytë brenda 10 ditëve që lagjja “Besëlidhja” përmbytet, duke shtuar shqetësimet e komunitetit për mungesë të infrastrukturës së duhur dhe përballjen e vështirë me reshjet intensive.
Lini një Përgjigje