
Reshjet e shiut në Vlorë kanë krijuar problemet e para në qytet. Reshjet e rëna me intensitet të lartë kanë bërë që rrugë të mbushen me ujë duke u bërë të pakalueshme.
Sot në ditën e zgjedhjeve të pjesshme, reshjet e shiut kanë krijuar problem në qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjet e këmbësorëve. Përkeqësimi i motit ka ndikuar në procesin zgjedhor duke pakësuar numrin e votuesve të cilat nuk kanë mundësi të shkojnë në qendrat e votimit.
Deri në orët e mesditës do të ketë reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit. Pas orëve të mesditës do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Përgjatë ultësirës perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri dhe të lartë.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 19 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-4 ballë.
Lini një Përgjigje