Kristiano Ronaldo është pranë mbylljes së një kapitulli historik me Kombëtaren e Portugalisë. Sipas gazetarit Mohammed Auad të Abu Dhabi Media, ylli portugez po shqyrton seriozisht mundësinë që t’i japë fund karrierës së tij ndërkombëtare.
Raportohet se ndeshja e 24 shtatorit ndaj Uellsit, e vlefshme për Ligën e Kombeve dhe që do të zhvillohet në stadiumin “José Alvalade” në Lisbonë, mund të jetë e fundit e Ronaldos me fanellën e Portugalisë.
Zgjedhja e këtij stadiumi shihet si mjaft simbolike. Pikërisht në “José Alvalade”, Kristiano Ronaldo hodhi hapat e parë të karrierës së tij profesionale me Sportingun e Lisbonës, ndaj një lamtumirë në këtë impiant do të kishte një domethënie të veçantë për të dhe tifozët portugezë.
Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar nga Kristiano Ronaldo apo nga Federata Portugeze e Futbollit. Pavarësisht kësaj, sulmuesi 41-vjeçar ka lënë të kuptohet në deklaratat e tij të fundit se fundi i aventurës me kombëtaren nuk është larg, duke shtuar spekulimet se sfida ndaj Uellsit mund të jetë ndeshja e tij e fundit me Portugalinë.
Lini një Përgjigje