Aktualitet18 Shtator 2023, 21:55

“Ndërhyrja e Greqisë e papranueshëm”, juristi kritika të forta: Kandidimi i Belerit proces anti-kushtetues

Shkruar nga Pamfleti

“Ndërhyrja e Greqisë e papranueshëm”, juristi kritika

Juristi Romeo Kara, duke analizuar situatën e krijuar nga çështja Beleri, u shpreh se Greqi është duke cenuar sovranitetin e institucioneve shqiptare duke u përzier me rastin.

Në një intervistë për emisionin “Drejt” nga në Ora News, juristi deklaroi se kandidimi i Beleri në Himarë nga koalicion ‘BF’ ishte anti-kushtetues dhe nuk duhej lejuar.

Kemi një qasje të gabuar politike qysh në fillim në kundërshtim me ligjin lidhur me personat me integritet të cenuar, si në rastin e këtij personi, nominohet nga dy parti politike dhe i mbajnë iso një politike regresi të Greqisë, dhe duke e bërë që të ndizet një sherr.

Shqipëria është në një moment që i jep një leksion demokracie vendit ku ka lindur demokracia. Ata kanë ndërhyrë në gjyqet shqiptare, ku janë futur edhe në gjyqet e me dyer të mbyllura. Ky është një personi që nuk duhet të konkurronte për kryetar bashkie sepse është anti-kushtetuese”, tha ai.

beleri juristi romeo