Aktualitet16 Prill 2024, 22:41

Ndërhyrja në TIMS, ish-zyrtari i policisë: Drejtorit ‘fenomen’ iu përgatit terreni, u emërua në shkelje të ligjit

Shkruar nga Pamfleti

Ndërhyrja në TIMS, ish-zyrtari i policisë: Drejtorit

Duke komentuar ndërhyrjen në sistemin TIMS, Arjan Hoxha, ish-drejtues i Lartë i Policisë së Shtetit, tha në emisionin “Open” në News 24, se emërimi i Ervin Muçës në krye të drejtorisë së IT-së në Policinë e Shtetit e ktheu sektorin në departament duke bërë që të kishte disa drejtorë në varësi.

Hoxha: Në sistemin TIMS, çdo qytetar shqiptar ka një skedar personal mbi të kaluarën e tij, nëse ka pasur precedentë, gjithë personat në kërkim. Ai sistem secili ka një databazë. Kur çekon punonjësi i policisë në pikën e kalimit kufitar i del emri. Mua më bën shumë përshtypje një super drejtor aty. I është përgatitur terreni. Nuk ka qenë departament, ka qenë thjesht drejtori e teknologjisë. U bë departament që ky ‘fenomeni’ të ketë edhe drejtorë të tjerë nën varësi.

Eugen Beçi: Njësinë kundër krimit ekonomik e zvogëlojnë dhe zmadhojnë njësinë tjetër.

Hoxha: Nuk ka asnjë logjikë. Jam dakord me prurjet, por në bazë të ligjit të Policisë së Shtetit nuk mund të vijë ky. Por vjen me gradën nënkomisar. Duhet të japë provimet në Akademinë e Policisë. Të certifikohet! Vërtetim në komisariatin ku banon nëse ka procedim penal. Ky paska pasur procedim. Pastaj i jepet një certifikatë sigurie. Krijuan patronazhimin dhe krijuan precedentë dhe kaluan në Policinë e Shtetit. Nuk mund të ketë në radhët e policisë të ketë individë të tillë.