Përveç publicistikës, Lapardhaja është i pranishëm edhe në fushën e letërsisë, me disa botime që përfshijnë reflektime kritike dhe krijimtari artistike.
Analisti dhe gazetari i njohur Namir Lapardhaja është ndarë papritur nga jeta, duke lënë pas një kontribut të spikatur në median shqiptare dhe debatin publik.
Namir Lapardhaja është ndarë papritur nga jeta në moshën 40-vjeçare në Gjermani.
Dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një arrest kardiak në gjumë.
Lapardhaja u shqua për analizat e tij të drejtpërdrejta dhe kritike mbi zhvillimet politike në vend, duke qenë një zë aktiv në hapësirën publike.
Përveç publicistikës, Lapardhaja ishte i pranishëm edhe në fushën e letërsisë, me disa botime që përfshijnë reflektime kritike dhe krijimtari artistike.
Ai ishte një qytetar i angazhuar, që jetonte mes mësuesisë, gazetarisë dhe aktivizimit të tij si qytetar i denjë i Beratit.
Një djalë i kulturuar, mendjehapur, që rridhte nga një familje e persekutuar nga regjimi komunist, ai ishte gjithashtu një kritik mendjehapur i ngërçit të së djathtës së sotme shqiptare dhe sidomos problemeve që përjeton opozita e sotme.
Ai është autor librash, esesh dhe një numri të madh artikujsh që do të mbeten trashëgimia e tij kulturore për shoqërinë dhe familjen e tij.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka shkaktuar tronditje tek të gjithë, ku Lapardhaja është vlerësuar për profesionalizmin dhe integritetin.
Pamfleti i shpreh ngushëllime të afërmve, miqve dhe të gjithë dashamirësve të tij.
Ngushellime familjes. U preftë në paqe. RIP!