
Ergys Mërtiri mendon se Rama dhe Berisha kanë një pakt të fshehtë mes tyre. Sipas tij, ata veprojnë në bazë të interesit dhe nuk lejojnë asnjë opozitë të re. Sipas tij, Berisha ndihmon Ramën të qeverisë dhe Rama ndihmon Berishën të drejtojë opozitën.
“Mes Ramës dhe Berishës ka marrëveshje, ka një aleancë fluide, të fshehtë. Kur them aleancë jo se janë ulur dhe kanë bërë një pakt të shkruar. Por një mirëkuptim, luajë lojën e njëri-tjetrit sepse të dy mbajnë njëri-tjetrin. Berisha mban Ramën në qeveri, Rama duke pasur përbrallë fiton jetë e mot, ndërsa Rama, e mban në opozitë se i duhet. Nga ana tjetër pamundësia që Berisha ka të mundë Ramën, e bën që të mos ketë luftë me të. Atëherë lufta që ka Berisha, bashkë me të dhe Rama, është për të mos zëvendësuar opozitën. Nëse vjen një opozitë e re, Rama ikën. Edhe votat janë vjedhur mes tyre”, tha ai i ftuar në podkastin “Të Pashoq”.
Lini një Përgjigje