TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Qershor 2026, 13:31

Ndryshime në Policinë e Shkodrës, emërohet drejtori i ri

Shkruar nga Pamfleti
Ndryshime në Policinë e Shkodrës, emërohet drejtori i ri
Ndryshime në Policinë e Shkodrës

Gentian Berberi nuk pritet të vijojë më detyrën si drejtor i Policisë së Shkodrës. Pas 11 muajsh në krye të këtij institucioni, ai pritet të zëvendësohet nga Dashamir Spaho, ndërsa mbetet vetëm zyrtarizimi i vendimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Sipas burimeve, në krye të Policisë së Shkodrës pritet të emërohet Dashamir Spaho, i cili më herët ka ushtruar detyrën e zv/drejtorit në këtë qark. Së fundmi, Spaho ka qenë drejtues në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Emri i Gentian Berberit ishte përfolur prej disa kohësh në kuadër të lëvizjeve të pritshme në strukturat drejtuese të policisë. Gjatë periudhës së drejtimit të tij në Shkodër, një nga ngjarjet që tërhoqi vëmendje ishte pezullimi nga detyra i shefit të Komisariatit, Bekim Lika, pas zbulimit të një parcele me kanabis në zonën e Velipojës.

Berberi mori drejtimin e Policisë së Shkodrës rreth 11 muaj më parë, pasi më herët kishte drejtuar Policinë e Kukësit. Ai u emërua në këtë post pas largimit të Fatmir Lleshit, në një periudhë kur në qendër të vëmendjes ishin aksionet për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth.

Me rikthimin në Shkodër, Dashamir Spaho pritet të marrë për herë të parë drejtimin e policisë së qarkut si drejtor.

caktohet drejtori i ri

Lini një Përgjigje