TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Korrik 2026, 20:27

Qytetarja: E gjithë bota e njeh fytyrën e Ramës, nuk i mashtron dot me atlete të bardha!

Shkruar nga Pamfleti

 

Qytetarja: E gjithë bota e njeh fytyrën e Ramës, nuk i mashtron
Protesta

 

Një nga protestueset që mori fjalën gjatë protestës së 45-të para Kryeministrisë riktheu në vëmendje koncertin e reperit amerikan Kanye West, të zhvilluar në Tiranë më 11 korrik, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për keqpërdorim të fondeve publike.

Sipas saj, kryeministri "vodhi buxhetin e shtetit", ndërsa pretendoi se 4.2 milionë euro iu dhanë artistit në kundërshtim me Kushtetutën. Protestuesja kritikoi gjithashtu imazhin publik të Ramës, duke u shprehur se ai nuk mund të mashtrojë partnerët ndërkombëtarë.

"Ne jemi këtu për Shqipërinë, për t'i thënë stop tranzicionit 36-vjeçar. Ju s'mund ta mbani të ardhmen e popullit shqiptar peng. Shqiptarët dhe e gjithë bota e kanë kuptuar fytyrën e Ramës, mashtrues, i cili me atletet e veta kujton se do t'i mashtrojë liderët ndërkombëtarë. Ata e dinë kush jeni ju, që jeni një autokrat që keni vjedhur buxhetin bashkë me bashkëpunëtorët tuaj."-shprehet ajo. 

Duke iu referuar koncertit të Kanye West, ajo shtoi:

"Shembulli më tipik është kur i dhatë një këngëtari tallava 4.2 milionë euro. Është e turpshme të vidhni buxhetin në kundërshtim me Kushtetutën. Jeni manipulator i opinionit publik. Por tashmë ju ka ardhur fundi."-shtoi më tej protestuesja. 

protesta

Lini një Përgjigje