TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Korrik 2026, 20:36

Reali dorëzon në UEFA dosjen “Negreira”, madrilenët kërkojnë t’i heqin 35 tituj Barcelonës

Shkruar nga Pamfleti
Reali dorëzon në UEFA dosjen “Negreira”, madrilenët
Real Madrid-Barcelona

Reali i Madridit nuk ka ndërmend të tërhiqet nga çështja “Negreira” dhe ka ndërmarrë një tjetër hap në këtë drejtim. Klubi madrilen i ka dorëzuar UEFA-s një dosje të gjerë me dokumente dhe prova në lidhje me këtë rast, duke kërkuar gjithashtu edhe marrjen e masave disiplinore.

Disa media spanjolle raportojnë se kërkesat e Realit të Madridit mund të jenë edhe më të forta. Sipas tyre, klubi “merengues” i ka kërkuar UEFA-s që Barcelonës t’i hiqen trofetë e fituar gjatë periudhës së përfshirë në çështjen “Negreira”, nga viti 2001 deri në vitin 2018, ku katalanasit kanë fituar gjithsej 35 tituj.

Megjithatë, në komunikatën zyrtare të Realit të Madridit nuk përmendet një kërkesë e tillë. Klubi vetëm konfirmon se ka kërkuar vendosjen e masave disiplinore, pa dhënë detaje konkrete për llojin e sanksioneve të kërkuara.

Përveç kësaj, Reali i Madridit ka kërkuar që Garda Civile të sigurojë dokumente të tjera financiare që lidhen me hetimin, përfshirë fatura, autorizime pagesash dhe raporte auditimi të kompanive të përfshira.

Klubi madrilen mbetet i vendosur që ta ndjekë çështjen deri në fund, si në aspektin ligjor, ashtu edhe në atë sportiv, duke kërkuar që të zbardhen të gjitha detajet e këtij rasti.

real madrid barcrlona rasti "negreira"

Lini një Përgjigje