TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Mars 2023, 13:55

Ndryshime në SPAK, shkarkohet drejtuesi i sektorit të anti-korrupsionit, Edvin Kondilli

Shkruar nga Pamfleti
Ndryshime në SPAK, shkarkohet drejtuesi i sektorit të

Edvin Kondilli është shkarkuar si drejtues i sektorit të anti-korrupsionit. Në vend të tij është emëruar Klodian Braho.

Në SPAK janë emëruar së fundmi 8 hetues financiar në dy seksione, 4 për korrupsionin dhe 4 për krimin e organizuar.

Emërimi i tyre u bë më 1 mars, pas disa fazave, testeve, provimeve. Gjatë një bisede informale me gazetarët, Dumani tha sot se janë disa çështje në duar nga të cilat pritet që të ketë rezultate të shpejta.

Pak ditë më parë ai ngriti shqetësimin për mungesën e hapësirave brenda institucionit.

Braho prej 4 vite ka qënë pjesë e Strukturës Antikorrupsion dhe autor i disa dosjeve të njohura si çështja e inceneratorëve dhe të tjera.

spak

Lini një Përgjigje