TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Shtator 2023, 17:21

Ndryshime te ministria e Ballukut, Ilir Bejtja largohet nga posti i zv/ministrit

Shkruar nga Pamfleti

Ndryshime te ministria e Ballukut, Ilir Bejtja largohet nga posti i zv/ministrit

Kryeministri Edi Rama ka autorizuar ndryshime në dikasterin e Belinda Ballukut.

Këshilli i ministrave në mbledhjen e kësaj të enjte ka vendosur shkarkimin e zëvendës ministrit të Infrastrukturës dhe Energjetikës, Ilir Bejtja.

Ky është një vendim që ka hyrë në fuqi menjëherë.

Nuk dihen ende arsyet e këtij vendimi, teksa duhet theksuar se Bejtja ka një eksperiencë të gjatë në këtë fushë. Interesant është fakti se mbledhja sot është drejtuar nga Belinda Balluku, e cila mban postin e zv/kryeministres.

VENDIM PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Z. Ilir Bejtja, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
KRYEMINISTRI EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi ZËVENDËSKRYEMINISTRI BELINDA BALLUKU.

balluku ministria largime

Lini një Përgjigje