TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Shtator 2023, 21:31

Ndryshimet në qeveri, Endri Shabani: Rama po tenton t’i marrë kreditet SPAK-ut

Shkruar nga Pamfleti

Ndryshimet në qeveri, Endri Shabani: Rama po tenton t’i marrë

Kryetari i Nismës Thurje, Endri Shabani duke komentuar ndryshimet e bëra së fundmi në qeveri nga Rama tha se kreu i qeverisë po mundohet të përfitoj nga puna e SPAK.  

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Shabani tha se kryeministri Edi Rama, po arrin të marrë kredite edhe nga SPAK, pavarësisht se ai përpiqet të frenoj sa të mundet lëvizjet e drejtësisë.

Sipas Shabanit, ai ka arritur të shfrytëzojë popullaritetin që po merr drejtësia e re duke thënë se “po kapen dhe të vetët” dhe nga ana tjetër opozita po ia lejon këtë gjë.

Po të ishte se Rama do kishte kontroll mbi drejtësinë, Vangjush Dako do ishte në shtëpi, Ilir Beqaj nuk do hetohej. Çështja e sterilizimit do të mbyllej me kohë siç u mbyll nga Prokuroria e Tiranës. Por pa dyshim që Rama nuk rri pa lëvizur, ai bën tentativat e tij për të frenuar sa të mundet.

Ajo që mua më bën përshtypje është se Rama duke e kuptuar që drejtësia e re po ngjall një lloj besimi te publiku e një lloj popullariteti, Rama si operacion po përpiqet të marri kredite, të marri kredite edhe për kabinetin e tij që e ka të korruptuar.

Nga ana tjetër Berisha dhe anëtarë të tjerrë të opozitës, ia japin me qejf Ramës këto kredite. duke thënë se Rama kontrollon SPAK-un, i arreston vetë të vetët, praktikisht këta bëjnë atë që Rama do. Rama do të krijojë bindjen se politika po pastrohet për shkaka të Ramës”, tha Endri Shabani.

shabani rama

Lini një Përgjigje