TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Shtator 2023, 20:55

Myslim Murrizi nxjerr fotot dhe tallet me Bashën: Pas lodhjes në Kuvend, e do robi një teke xhin

Shkruar nga Pamfleti

Myslim Murrizi nxjerr fotot dhe tallet me Bashën: Pas lodhjes në

Ish-deputeti Myslim Murriz ka publikuar disa foto të Lulzim Bashës, i cili është duke festuar me disa të rinj. Ai shfaqet duke pirë xhin organik, ndërsa Murrizi e ka ironizuar në statusin e tij.

“Pas gjithë atij “stresi” 10 vjeçar në “opozitë”, por sidomos pas një fushate të “lodhshme” dhe një fitore “historike” në 22 korrik, një super “suksesi” më datë 2 shtator, e do robi një relaks.

Shyqyr që u “ngop” një herë të paktën me 6-7 poste dhe u zhvesh nga bluza e Zelenskit, po në dreq e gjithë “lufta” që po bën për të mbrojtur Amerikën nga Gaz Bardhi.

Myslim Murrizi nxjerr fotot dhe tallet me Bashën: Pas lodhjes në

Kurrë nuk do ja kishte “ dale” i vetëm në gjithë këtë beteje të pa imagjinuar, po të mos kishte në krah filo perendimorët si Çollakun e pdr, Açkën dhe Oriolën e shqrcv, dhe disa ithtarë të thekur të Anglisë, Francës, Gjermanisë, e sidomos të Italisë, që e kane furnizuar me emigrantë si skafist.

E gjithë beteja 2-vjeçare e Bashës do të kishte dështuar pa praninë e armikut më të egër kundra Kinës, Koresë, Kubes e Rusisë, dhe atij që ja ka bere Putinit rrup sup, Alibejes”, shprehet ai.

Lini një Përgjigje