TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Tetor 2025, 11:04

“Në 2007-ën desh u vra një gjyqtare”, Karamuço: Duhet të ishin marrë masa sigurie që atëherë

Shkruar nga Pamfleti

“Në 2007-ën desh u vra një gjyqtare”,

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka folur për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.

Karamuço tha se nuk është mirë që institucionet e larta të drejtësisë po fajësojnë njëri-tjetrën për rastin tragjik që tronditi gjyqësorin.

“Nuk ishte fare mirë që të shikoja autoritetet më të larta të drejtësisë, t’ia shkarkonin njëri-tjetrit se kush e ka fajin. Të gjithë kanë kthyer radarët nga KLGJ-ja. Tani ne jetojmë në një realitet ku reforma nuk ka ecur siç duhet dhe qoftë KLGJ qoftë KLP i kanë duart e lidhura. Për shumë aspekte që kanë të bëjnë me sigurinë sepse do vendimmarrje politike lart. Është e pamundur sado t’i dërgosh shkresa dhe është i vetmi organ që ka sjellë shkresa, ndër vite. Dhe jo vetëm kaq, janë bërë takime më ministrin e Brendshëm, që ‘ore çfarë do bëjmë’”, tha Karamuço për “TCH”.

Karamuço u shpreh se masat e sigurisë duhet të ishin marrë që në vitin 2007, ku desh u vra një gjyqtare, por nuk u mor asnjë masë. Ai theksoi se fondet i ka në dorë ministria e Brendshëm dhe qeveria.

“E kishim rastin që në 2007 ku desh na u vra gjyqtarja dhe për fat të mirë nuk iu shkrep arma, duhet të ishin marrë që atëherë masat dhe nuk u bë. Tani e kemi shumë të lehtë të themi hajde KLGJ e ka fajin. Çfarë do të bëjë KLGJ pa fondet, se kush i ka në dorë këto, i ka KLGJ-ja? Nuk e ka. E ka ministria e Brendshëm dhe qeveria me vendim të Këshillit të Ministrave”, përfundoi Karamuço.

Lini një Përgjigje