
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço duke komentuar megaoperacionin se që solli shkatërrimin e grupit kriminal të Laert Haxhisë, tha se i penduari Artan Tafani është ndjekur nga policia prej kohësh me qëllim zbulimin e lidhjeve të tij.
Në një intervistë për “Top Story”, Karamuço shpjegoi edhe arsyen përse Greqia nuk pranon ekstradimin e Laert Haxhisë drejt Shqipërisë. Sipas tij Haxhia ka argumentuar se nëse burgoset në Shqipëri i rrezikohet jeta nga rivali i tij Aldo Bare.
“Në kronologji ka ndodhur që personi me të dalë nga pika e këmbimit valutor me 30 mijë euro vjedhje me armë, është larguar dhe e kanë kaluar kamerat që e kanë identifikuar. Policia e dinte që ishte i lidhur me bandën e Lushnjës. Lushnja nuk bën vrasje të thjeshta. Duke u ndjekur ky person shkonte në një ofiçinë ku ndërroheshin pjesët e makinave të përdorura për vrasje. Aty janë gjetur profilet edhe për dy vrasje të tjera, e kanë arrestuar personin për vrasje dhe aty ka folur sepse mund të përballej me burgim të përjetshëm. Problemi që kamë unë në këtë histori është se ky ka qenë ekzekutor e tashmë është në Janinë në burg për prishje të qetësisë publike. Ne kemi kërkuar të vijë në Shqipëri dhe ata nuk kanë pranuar me argumentin se i rrezikohet jeta në burgjet e Shqipërisë nga bandat e tjera si ajo e Aldo Bares”, tha Karamuço.