Aktualitet28 Shtator 2023, 22:04

Aksioni i policisë, reagon avokati i Laert Haxhiut: Nuk duhet hapur një sagë vrasjesh pa folur gjykata

Shkruar nga Pamfleti

Aksioni i policisë, reagon avokati i Laert Haxhiut: Nuk duhet hapur

Avokati i Laert Haxhiut ka reaguar pas diskutimeve për zbërthimin e grupit kriminal të klientit të tij. Ai i ka dërguar një mesazh moderatores Eni Vasili live në emisionin "Open" duke thënë se nuk mund të konfirmohen thëniet e Artan Tafanit për tre ditë.

Avokati i Haxhiut shkruan se nuk mundet që të hapet një sagë vrasjesh seri nëse nuk flet gjykata. Ai shkruan gjithashtu se thëniet e Tafanit nuk konfirmohen për tre ditë.

“Thëniet e Tafanit nuk konfirmohen për tre ditë, nuk duhet të hapet një sagë vrasjesh seri pa folur gjykata”, shkruan ai.

 

avokati laert haxhiu vrasje