Aktualitet28 Shtator 2023, 22:34

Ylli Manjani: Rama i gabuar, Albi Kurti kapedan, e admiroj atë njeri

Shkruar nga Pamfleti

Ylli Manjani: Rama i gabuar, Albi Kurti kapedan, e admiroj atë njeri

Juristi Ylli Manjani tha në emisionin Now në Euronews Albania se, Shqipëria e ka parë gjithmonë Kosovën si pjesë të politikës së jashtme, gjë që është theksuar me qeverisjen e Edi Ramës.

Sipas tij, kjo është një qasje e gabuar, pasi Kosova nuk është politikë e jashtme, është politikë e Shqipërisë.

Rama është shumë konseguent dhe i sinqertë me veten e vet, ka një qëndrim konstant lidhur me këtë çështje, për fatin keq ka një qasje politike të kahershme në Shqipëri që Kosovën e shohim si pjesë të politikës së jashtme dhe ne këtej flasim herë si OSBE herë si NATO. Ndërkohë, harrojmë të bëjmë punën themelore që nëse ka një debat Kosova me dikë tjetër ne duhet të jemi padiskutim Kosova, kjo nuk ka ndodhur. Më e thjeshta duhet të kishte qenë kjo; nëse ka një problem ndërkombëtar Kosova, kapedani i Kosovës është kryeministri i Kosovës, na pëlqen apo jo, kjo duhet të ishte qasja jonë. Për mua qëndrimi i Ramës është i gabuar se Kosova nuk është politikë e jashtme, është politikë e Shqipërisë”, tha Manjani.