TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Korrik 2026, 18:15

“Nëse dikush ju shkruan, nuk po flisni me mua”, Rei Manaj paralajmëron ndjekësit pasi ra ‘pre’ e mashtruesve

Shkruar nga Pamfleti
“Nëse dikush ju shkruan, nuk po flisni me mua”, Rei Manaj
Sulmuesi i kombëtares, Rei Manaj

Para se të vazhdojë përgatitjet për sezonin e ri, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj, ka bërë një reagim në rrjetet sociale për të sqaruar ndjekësit e tij.

Në një postim në "Instastory", Manaj ka theksuar se i vetmi rrjet social që përdor është Instagrami, duke mohuar kategorikisht se ka llogari në TikTok apo Snapchat.

Sulmuesi kuqezi u ka bërë thirrje të gjithë ndjekësve të tregohen të kujdesshëm, pasi persona të ndryshëm po përdorin emrin e tij për të mashtruar përdoruesit në këto platforma.

"Çdo ditë po më vijnë mesazhe nga njerëz që më pyesin nëse përdor TikTok ose Snapchat. Për këtë arsye e kam shkruar edhe në bio të Instagramit. Nuk kam as TikTok, as Snapchat.

Nëse dikush ju shkruan ose pretendon se jam unë në këto platforma, mos mendoni se po flisni me mua. Është dikush që po ju mashtron", shkruan Manaj në reagimin e publikuar në Instagram.

“Nëse dikush ju shkruan, nuk po flisni me mua”, Rei Manaj

rei manaj sulmuesi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje